back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajme650 ushtarë të rinj, përfundon faza e parë e seleksionimit

650 ushtarë të rinj, përfundon faza e parë e seleksionimit

Të ngjajshme

Fadil Fazliu kërkon lirimin nga paraburgimi, ofron 40 mijë euro garanci

Fadil Fazliu i akuzuar për pengim të drejtësisë nga...

Astronauti rus dëbohet nga programi i SpaceX, dyshohet për spiunazh

Roscosmos njoftoi se Oleg Artemyev është tërhequr nga misioni...

AAK prezanton motrën e dëshmores Mervete Maksutaj si kandidate për deputete

Sot shënohen 27 vjet nga rënia e Mervete Maksutajt,...

Specialja në Hagë vendos për vazhdimin e paraburgimit të Hashim Thaçit

Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur që Hashim Thaçi...

Betohet kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi

Në Shtëpinë e Kulturës në Obiliq është mbajtur seanca...

Ministria e Mbrojtjes prej datës 11 shkurt 2019 deri më 22 shkurt 2019, ka pasur të hapur konkursin e rregullt për pranimin e 650 rekrutëve të rinj në FSK. Në këtë konkurs  kanë aplikuar gjithsej 6759 persona, të cilët i janë nënshtruar fazës së parë të testimit.

Nga faza e parë e testimit, në një proces të drejtë, profesional dhe transparent të vlerësimit, bazuar në kriteret dhe standardet e përcaktuara për shërbim në FSK, për të vazhduar garën e mëtejme janë përzgjedhur 1029 kandidatë. Lista e kandidatëve është shpallur në ueb-faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes më 17 prill 2019.

Të gjithë ata që janë të pakënaqur  me  fazën e parë të testimit dhe të përzgjedhjes, ankesat me shkrim  duhet t’i dorëzojnë  në Departamentin e Personelit, në Ministri të Mbrojtjes, në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë,  deri më datë 26 prill 2019. Ankesat duhet të dorëzohen gjatë ditëve të punës dhe brenda orarit të rregullt të punës.

Të gjitha ankesat do të shqyrtohen sipas rregullave dhe procedurave ligjore. Të  gjithë të ankuarve do t’ju jepet mundësia t‘i shohin  rezultatet e testeve të tyre dhe të njihen me procesin e vlerësimit.

FSK-ja të gjitha detyrat i kryen me profesionalizëm, me përkushtim, me nder dhe me standardet më të larta ushtarake.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz