back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajme64 të burgosur kërkuan vjet falje të dënimit – Presidentja nuk e...

64 të burgosur kërkuan vjet falje të dënimit – Presidentja nuk e fali asnjërin

Të ngjajshme

Legjenda e Serie A-së merr drejtimin e Baselit

Baseli ka gjetur trajnerin e ri. Bëhet fjalë për Stephan...

Prishtina sonte në mesin e vendeve me ajrin me të pastër në botë

Reshjet e shiut dhe erërat që kanë mbizotëruar në...

Alba e vendosur për Limin: Vetëm ky baba këtu m’zen mua

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani,...

Cilat janë përfitimet e ushtrimeve fizike jashtë në të ftohtë?

Me temperaturat e ulëta të këtij janari, tundimi për...

Po i ndjek hapat e babait, djali i Marcelos nënshkruan kontratën e parë me Realin

Dinastia e Marcelos në futboll do të vazhdojë. Kjo për...

64 kërkesa nga të burgosurit për t’iu falur dënimi i mbetur kanë shkuar në adresë të presidentes së Kosovës. Por, Vjosa Osmani nuk e ka falur asnjë prej tyre, e brenda 5 viteve vetëm një gruas që ishte e dënuar për veprën penale “Rrezikim i Trafikut Publik”, ia fali dënimin e mbetur.

Për 5 vite sa është në krye të shtetit, Vjosa Osmani nënshkroi vetëm një dekret, me të cilin fali një të burgosur që ishte në vuajtje të dënimit.

Por, ndër vite në adresë të zyrës së saj shkuan qindra kërkesa të tilla, që janë në kompetencë të saj sipas ligjit, por asnjë tjetër nuk u aprovua.

Brenda vitit 2025, janë proceduar 64 kërkesa nga të burgosurit që kërkojnë faljen e dënimit të mbetur.

Nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, kanë thënë se 5 kërkesa të tjera janë në proces të kompletimit të raporteve.

“Gjatë vitit 2025, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka proceduar 64 kërkesa për falje të dënimit, ndërsa 5 kërkesa janë ende në proces të kompletimit të raporteve. Gjatë pesë viteve të fundit kemi pranuar vetëm një Dekret për Falje, me nr. 04/2025, i datës 29.01.2025, me të cilin të dënuarës A. C. i është falur pjesa e mbetur e dënimit. E njëjta ka qenë e dënuar për veprën penale “Rrezikim i Trafikut Publik”, kanë deklaruar nga SHKK.

Në lidhje me arsyet se pse presidentja e Kosovës, nuk ka ndërmarrë asnjë vendim për kërkesat që janë proceduar, nuk janë përgjigjur nga Zyra e saj.

Ish-Avokati i Popullit Hilmi Jashari, thotë se brenda burgjeve të Kosovës, ka persona që plotësojnë kriteret e nevojshme për të përfituar faljen e dënimit të mbetur.

“Edhe vetë qëllimi i dënimit ka parasysh risocializimin e atyre që përfundojnë dënimin ose falen për të qenë anëtarë të dobishëm për shoqërinë në anën tjetër ka kritere e rregullore që e konkretizojnë ligjin për falje dhe përcakton se cilët persona mund të përfitojnë një falje që e bënë autoriteti i presidentes”, ka thënë Hilmi Jashari – Ish Avokat i Popullit.

Jashari mendon se vendimet e tilla kanë efekt edhe tek të burgosurit e tjerë.

“Përveç ndikimit në sjelljet e tyre brenda por edhe pas daljes së tyre nga burgu kish me ndiku patjetër edhe për vetë faktin që kriteret janë të përcaktuara qysh herët kur është miratuar ky ligj, kanë përcaktu se cilat raste mund të trajtohen nga komisioni që ndihmon presidenten për të selektuar njërëz që meritojnë”, ka thënë – Ish Avokat i Popullit.

Që nga viti 2009, e tutje mbi 300 persona janë falur nga Presidenca, derisa paraardhësi i Osmanit, Hashim Thaçi, kishte falur mbi 10 të burgosur gjatë mandatit të tij./RTV

Të Fundit

Sport

ShowBiz