back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajme6 politikanëve kosovarë nuk iu është vazhduar leja për armëmbajtje

6 politikanëve kosovarë nuk iu është vazhduar leja për armëmbajtje

Të ngjajshme

Hailey “çmend” rrjetin me fotot e fundit, duket më në formë se kurrë

Modelja dhe influencuesja e njohur, Hailey Bieber, ka ndezur...

Horoskopi ditor, e shtunë 6 shtator 2025

Dashi Qielli i dashurisë do jete goxha i trazuar gjate...

Zgjedhjet e 12 tetorit, KQZ sot mban mbledhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen...

26 vjet nga themelimi i Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës sot mbush 26 vjet nga themelimi...

Gjashtë politikanëve kosovarë nuk iu është vazhduar leja për armëmbajtje, kështu ka bërë të ditur ministri në largim i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa.

Në një bisedë për Gazetën Sinjali, Mustafa nuk foli me emra se kush janë këta politikanë.

“Sa i përket politikanëve edhe atyre jau kemi ndërpre, s’kam dhënë rekomandim për politikanë që t’ju vazhdohet leja. Gjashtë politikanëve nuk u është vazhduar leja për mbajtjen e armës”, tha Mustafa për Gazetën Sinjali.

Ministri në largim i Ministrisë së Brendshme tha se gjatë mandatit të tij qeverisës ka reduktuar numrin e personave që kanë armë me leje.

“Numri i personave për armëmbajtje me leje është zvogëluar, nga 307 sa ishte, tani është afër 270”, tha Mustafa.

Procesi për legalizimin e armëve ka nisur më 17 dhjetor 2018 dhe ka zgjatur  deri më 17 shtator të këtij viti.

Për legalizim të armëve kanë aplikuar mbi 1800 persona, edhe pse sipas organizatave ndërkombëtare në Kosovë janë rreth 200 mijë armë pa leje.

Për personat që mbajnë armët pa leje ligji parasheh gjobë deri në 7 mijë e 500 euro ose dënim me burgim deri në pesë vjet

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz