back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajme6 persona me covid-19 në Mitrovicën e Jugut, flet një nga të...

6 persona me covid-19 në Mitrovicën e Jugut, flet një nga të infektuarit (VIDEO)

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Deri tre ditë më parë Mitrovica e Jugut nuk ishte e prekur nga Covid-19.  Por, në ditën e fundit të Prillit, një punëtore e një super maketi në këtë qytet që vjen nga fshati Rekë, rezultoi pozitive.

E pasi iu morën mostrat kontakteve të saj, rezultoi se persona ishin infektuar.

Njeri nga personat që ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19 , po del të jetë edhe i fejuari i të infektuares së parë nga ky qytet.

Madje të dy së bashku kanë punuar në një nga supermarketet në Mitrovicë.

Ai për T7 ka treguar se si e ka kuptuar që është infektuar.

Ndërkohë, ai foli për gjendjen e tyre shëndetësore.

IKSHPK tani ka filluar të testoj edhe rastet e kontaktit të familjes nga fshati Rekë.
E ani pse tashmë janë konfirmuar këta persona të prekur, banorët atje kanë vazhduar normalisht lëvizjet e tyre.

Ndërkohë gjatë së dielës janë testuar disa persona nga ky fshat , të cilët janë duke pritur rezultatet.

Ndërkohë, një banor i këtij fshati thotë se ditë më parë pati kontakte me njërin nga familjarët.

Por që nuk është ftuar ta kryejë testimin.

E ky lajm duket se tronditi disa të afërm të infektuarve.

Ndërkohë, asnjë nga familjarët e të  27 vjeçare nga Mitrovica nuk kanë rezultuar pozitiv.

Testimin e kanë kryer edhe gjithë punëtorët e  supermarketit ku punonin dy të infektuarit por të gjithë kanë dalur negativ.

Ndërkohë, këto raste i ka konfirmuar edhe kryetari i kësaj Komune Agim Bahtiri.

Deri më tani në  pjesën jugore të Mitrovicës, janë konfirmuar 6 raste me Covid 19.

Të Fundit

Sport

ShowBiz