BallinaLajme6 nga shtatë komunat kryesore drejt një raundi të dytë vendimtar, Prishtina...

6 nga shtatë komunat kryesore drejt një raundi të dytë vendimtar, Prishtina dhe Mitrovica me garë shumë të ngushtë

Të ngjajshme

Pas përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor 2025, nga shtatë komunat më të mëdha të Kosovës, gjashtë prej tyre do të shkojnë në balotazh- pasi asnjë nga kandidatët nuk ka arritur të sigurojnë mbi 50 për qind të votave të vlefshme.

Qytetarët e shumë komunave do të votojnë sërish në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Komunat e mëdha të cilat do të garojnë edhe për një raund zgjedhjes janë:

Prishtinë, ku balotazhi do të zhvillohet në mes Përparim Ramës së LDK-së dhe Hajrullah Çekut të Lëvizjes Vetëvendosje.

Nga numërimi i deritanishëm del që Rama mori 33.76% të votave, ndërsa Çeku 33.5%.

Në balotazh do e shohim edhe Komunën e Prizrenit, që deri tani u udhëhoq nga Shaqir Totaj.

Balotazhi do zhvillohet në mes Shaqir Totajt të PDK-së dhe Artan Abrashit të Vetëvendosjes.

Totaj ka 41.99% kurse Artan Abrashi ka 29.80%.

Në balotazh do të shkojë edhe Komuna e Pejës, që për vite me radhë u drejtua nga Gazmend Muhaxheri i LDK-së.

Nga numërimi prej 100% të votave, del që Muhaxheri ka 46.11% kurse Taulant Kelmendi ka 27.88%.

E dramë e madhe u zhvillua në zgjedhjet e mbrëmshme në Mitrovicën e Jugut.

Kjo komunë do të shkojë po ashtu në zgjedhje- më saktësisht në balotazh.

Arian Tahiri i PDK-së do të përballet me Faton Pecin e VV-së.

Nga numërimi i 100% të votave nga KQZ, Tahiri ka marrë 47,89% apo 15 mijë e 368 vota, kurse Peci ka 47,80% apo 15 mijë e 340 vota. Diferenca e votave në këtë komunë është vetëm 28 sosh.

E në balotazh do të shkojë edhe Komuna e Gjilanit, që deri tani u drejtua nga Alban Hyseni i VV-së.

Asnjëri nga kandidatët nuk arriti që të marrë mbi 50% e kësisoj do ritakohen më 9 nëntor.

Alban Hyseni i LVV-së do të përballet sërish me Arbër Ismajlin e LDK-së. Nga numërimi i 100% të votave nga KQZ, Hyseni ka marrë 49,79% apo 21 mijë e 463 vota, kurse Ismajli ka 34,24% apo 14 mijë e 761 vota.

Balotazhit do t’i hyjë edhe Komuna e Gjakovës, me kandidatët Ardian Gjini nga AAK dhe Ardian Gola nga VV-ja.

Nga numërimi i 100% të votave nga KQZ, Gjini ka marrë 47,74% apo 18 mijë e 893 vota, kurse Gola ka 32,82% apo 12 mijë e 989 vota.

Bazuar në këto të dhëna i bie që e vetmja komunë e madhe nga 7 komunat e vendit është ajo e Ferizajt e cila bëri zgjidhje drejtuese që mbrëmë.

Kandidati i PDK-së, Agim Aliu fitoi bindshëm ën këto zgjedhje me 56.74%.

Duhet theksuar se në këto rezultate nuk janë të përfshira votat nga diaspora të cilat mund të përmbysin rezultatin në disa prej komunave.

Qytetarët e këtyre komunave do të kenë sërish mundësinë të vendosin për udhëheqësit e tyre lokal, përmes votës që do të hedhin më 9 nëntor.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz