back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaJetë6 gabimet e përditshme që çojnë në shfaqjen e gushës së varur,...

6 gabimet e përditshme që çojnë në shfaqjen e gushës së varur, ja pse duhet t’i eliminoni

Të ngjajshme

“Visar Hoti, e ardhmja e LDK-së në Podujevë”, analiza e Ymerit

Analisti Visar Ymeri e ka vlerësuar lart kandidatin e...

Qeveria prezanton para studentëve përfitues “Bursën e Mobilitetit”

Qeveria në detyrë ka prezantuar të premten bursën e...

Besim Hasani: Edhe 2 ditë deri te vendimi për Kosovën

Vetëm dy ditë para zgjedhjeve, kandidati për deputet Besim...

Ngadhnjim Arrni zgjidhet kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në mbledhjen e 357-të...
- Advertisement -

Gusha është zakonisht e para që tregon shenja të plakjes. Ky është fakt i mirënjohur. Kjo për shkak se lëkura është më e hollë se në pjesët e tjera të trupit dhe për më tepër, ajo ka më pak gjëndra vaji. Kjo është arsyeja pse humbet elasticitetin më shpejt. Për fat të mirë, është e mundur të luftosh në mënyrë efektive ndryshimet në lidhje me moshën.

Disa këshilla të njohura që mund të parandalojnë plakjen dhe ta bëjnë gushën tuaj të qëndrojë më e re.

- Advertisement -

1. E TEPRONI ME PARFUMIN: Parfumet përmbajnë alkool dhe aromatizues të ndryshëm që thajnë lëkurën dhe e bëjnë më pak elastike. Nëse jeni mësuar të rifreskoni parfumin gjatë ditës, është më mirë ta aplikoni vetëm në kyçet e dorës.

2. MBANI AKSESORË TË RËNDË: Është më mirë t’i përdorni varëset e rënda vetëm në raste të veçanta, sepse ato tërheqin lëkurën.

3. NUK KUJDESENI PËR POSTURËN (QËNDRIMIN) TUAJ: Para së gjithash, një pozicion i keq mund të jetë arsyeja e dhimbjeve të kokës dhe qafës. Së dyti, për shkak të lakimit të vazhdueshëm, rrudhat mund të shfaqen dhe nuk janë të lehta për t’u hequr qafe.

4.NUK HIDRATONI RREGULLISHT LËKURËN: Shumë gra harrojnë që qafa, ashtu si fytyra, duhet të hidratohet rregullisht. Ju nuk keni nevojë për locion të veçantë pasi kremi juaj i rregullt i fytyrës do të jetë po aq i mirë edhe për qafën. Ju duhet t’i kushtoni vëmendje mënyrës sesi e aplikoni, sepse është e rëndësishme të lëvizni gishtat butësisht lart.

Kliko linkun: https://www.facebook.com/prishtinamallofficial/photos/pcb.229071025543803/229070775543828/

Imazhi mund të përmbajë: tekst

5. NUK HANI UDHQIME ME ACIDE YNDYORE DHE VITAMINË C: Vitamina C rrit prodhimin e kolagjenit që e bën lëkurën elastike. Kjo është arsyeja pse është mirë të përfshini më shumë agrumet, domatet dhe manaferrat në dietën tuaj. Është gjithashtu mirë të hani më shumë produkte të pasura me acide yndyrore omega-3 dhe omega-6: vaj ulliri, peshk yndyror, arra dhe avokado. Ato ndihmojnë në ushqimin e lëkurës nga brenda.

6. NUK BËNI USHTRIME: Për të arritur rezultate më të mira, kryeni ushtrime 1-2 herë në ditë. Edhe ushtrimet e rregullta fizike përmirësojnë rrjedhën e gjakut dhe pasurojnë lëkurën me oksigjen, duke e bërë atë më elastike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz