Një qytetar ka dorëzuar vullnetarisht një armë zjarri në stacionin policor në Shtime, duke bashkëpunuar me autoritetet e rendit.
Sipas njoftimit, më 23 mars 2026, rreth orës 17:20, në polici është paraqitur një person me inicialet R.B., 57 vjeç, i cili ka dorëzuar një pistoletë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa arma është sekuestruar nga policia. Rasti po trajtohet në procedurë të rregullt nga sektori i hetimeve./IndeksOnline/
