5 truket të shpejta për flokë të butë gjatë gjithë ditës; këshillat që japin ekspertët për të gjitha gratë

Për shkak të motit nuk është e mundur që të kemi gjithnjë flokë të shëndrtishëm të drejtë apo me shkëlqim. Për shkak të faktorëve të jashtëm flokët tonë duan kujdesje që mos të duken shëmtuar dhe pa shkëlqim. Këto më poshtë janë 5 përbërës që duhet të përdorni:
Aplikoni një zbutës : gjithnjë përpara se të dilni përdorni një sprite për flokët i cili ka si veti ti zbusi dhe ti japi shkëlqim. Bëni mirë që këtë zbutës ta merrni me vaj kokosi ose me çfarëdo vaji që jep të njëjtin rezultat.

Përdorni një maskë flokësh: Maska e flokëve dhe gjatë dushit jo vetëm që do ti japi atyre shkëlqim por dhe do t’ju ndihmojë shumë në rritje. Nuk është e nevojshme të jetë një maskë që zgjat shumë. Mjafton ta mbani atë dhe sikur 10 minuta dhe do të bëjë punën e saj.
Evitoni objektet e nxehta për stilimin e tyre: Tani që është ngrohur koha është e lehtë për flokët tuaj që të thahen me shpejtësi dhe nëse nuk përdorni tharëse ose pjastër. Por nëse duhet me patjetër të dilni dhe ato janë të njoma mund ti stiloni me një shal ose kapele.
Përditëso tharësen e flokëve: Sigurohuni që jeni duke përdorur teknologjinë e re, që nuk i dëmton flokët tuaj shumë doemos harroni të përdorni një mbrojtës për djegien e flokëve.

Lexo edheGabimi më i madh që bëjnë femrat kur lajnë fytyrën; Nxit shfaqjen e akneve dhe puçrrave

Shpëlarje të ftohtë: Pasi bëni dushin tuaj larjen e fundit bëjeni me ujë të ftohtë, kështu dhe trupi juaj do t’ju falenderojë shumë.















