5 të arrestuar në Drenas, rrezikohen të dënohen deri në 2000 euro
03

Lexo edheKomuna nuk di asgjë për gjendjen e pacientit nga Drenasi të infektuar me COVID-19

30 persona dje janë ndaluar nga Policia e Kosovës në tërë territorin e Kosovës pasi nuk vepruan sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë.
E që nga dje, kushdo që nuk respekton vendimin e ri të Qeverisë personat fizik mund të dënohen me 1000 deri në 2000 euro.
Policia përmes raporti zyrat ka bërë të ditur se në rajonin e Drenasit janë arrestuar 5 persona, të cilën janë shoqëruar në stacionin policor.
Rasti ndodhi në fshatin Vasilevë. Në njoftimin e organeve të rendit thuhet:

Lexo edheKomuna nuk di asgjë për gjendjen e pacientit nga Drenasi të infektuar me COVID-19
MOSVEPRIM SIPAS DISPOZITAVE SHËNDETËSORE GJATË EPIDEMISË
• Fsh. Vasilevë, Gllogoc 15.04.2020 – 11:30. Janë shoqëruar pesë të dyshuar meshkuj K, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Drenica Press/