back to top
Wednesday, September 17, 2025

Të ngjajshme

Reali me Alonson fiton edhe me 10 lojtarë në fushë, e mposht Marseille

Real Madrid ka nisur me këmbë të mbarë edicionin...

Spektakël golash në Torino: Juventusi dhe Dortmundi ndajnë pikët me barazim dramatik 4-4

Në një mbrëmje të çmendur në “Allianz Stadium”, Juventusi...

Trump dhe Melania mbërrijnë në Britani për vizitën e dytë shtetërore

Presidenti i ShBA’së, Donald Trump, dhe Zonja e Parë...

Gucati: Dëshmia e James Rubin riktheu procesin në binarë

Dëshmia e ish-diplomatit të lartë amerikan, James Rubin, e...

Gjykata e Apelit ka vërtetuar dënimin me 20 vjet burg për 20 vjeçarin Sinan Imeri, me prejardhje nga Kosova nën akuzën për vrasjen e një 13 vjeçari në Berane të Malit të Zi, shkruajnë mediat malazeze.

Vrasja raportohet se ka ndodhur vitin e kaluar në zonën e Beranes. Në fillim, prindërit e 13-vjeçarit raportuan zhdukjen e tij më 14 tetor.

Familja Imeri që iku nga Kosova dhe u vendos në Berane, mori pjesë në kërkimet masive për 13 vjeçarin.

Trupi i tij u gjet i zhveshur në brigjet e lumit Lim, dy ditë më vonë. Ai kishte lëndime të dukshme në trupin e tij dhe një këmishë të lidhur rreth qafës. Rrobat e djalit u gjetën në breg, të thata dhe të shpërndara. Ishte menjëherë e qartë se bëhej fjalë për një vrasje dhe babai i djalit konfirmoi dyshimin.

Menjëherë pas zbulimit të trupit, në Berane u arrestua Sinan Imeri, atë kohë 19 vjeçari nga Kosova, i cili u pa për herë të fundit me viktimën. Dyshohet se në ditën fatale, ai fillimisht e goditi fëmijën dhe më pas e ngulfati me këmishën që e kishte veshur.

20 vjeçari nga Kosova pranoi krimin dhe në gjykatë shpjegoi se si kishte ardhur deri te ngjarja.

Ndërsa në rrëfimin e tij, Sinan Imeri shpjegoi në detaje se çfarë i parapriu vrasjes, ai tha se djali i vrarë dëshironte të bënte seks oral, raporton reporteri.

“E bëra pa e ditur pse. Unë u zemërova me të. Ai më mërziti. Ai kërkoi diçka nga unë që nuk doja t’i jepja. E lashë ta bënte një herë, dhe ai e dëshiroi përsëri. Për shkak të atij insistimi, unë rrëmbeva një këmishë të vjetër, të hedhur poshtë dhe ia mbështolla rreth qafës. Pastaj e hodha në valët e Limës. E pashë duke u fundosur, pas së cilës u largova – tha Imeri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz