4-vjeçari sulmohet nga pitbulli në Vlorë, dërgohet urgjent në spital
dp

Lexo edheAlarmon shoqata e qumështarëve: Jemi në një situatë alarmante, ka rënë çmimi dhe po godet fermerët

Ngjarja ka ndodhur pak momente më parë, në shëtitoren Lungomare të Vlorës.
Qeni ka kafshuar fëmijën në kokë duke i shkaktuar plagë, me ç’rast është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.
Sejko Veliu, punonjës në një projekt në Vlorë, ka qenë personi që ka shpëtuar vajzën e vogël nga qeni.

Lexo edheAlarmon shoqata e qumështarëve: Jemi në një situatë alarmante, ka rënë çmimi dhe po godet fermerët
Ai tregoi për A2CNN ngjarjen që mund të kishte rezultuar fatale: “Qeni erdhi nga larg dhe e kafshoi në kokë vajzën. Kur e pashë, shkova e kapa qenin dhe e lidha me zinxhir te fyti. E lidha pastaj te shtylla se vajza do kishte ikur përndryshe. Shyqyr Zotit, shpëtoi”.