4 ushqime që sipas mjekësisë tajlandeze i thonë ‘lamtumirë’ artritit

Inflamacioni i kyçeve ose osteoartriti na shoqëron gjithë jetën: dhimbja dhe ënjtja janë shqetësimet kryesore të kësaj sëmundjeje. Në vend të medikamenteve anti-inflamatore, mjekësia tradicionale sugjeron 4 ushqime që kanë veti të fuqishme anti-inflamatore po aq sa ilaçet.
Çaji i xhinxherit
Xhinxheri njihet si një medikament shumë efektiv shtëpiak për dhimbjet e kyçit. Një filxhan çaj xhinxheri dy deri tre herë në ditë është një metodë e mirë për të kuruar shqetësimet që shkakton inflamacioni i kyçeve.
Turmeriku ose Shafrani
Ashtu si xhinxheri, edhe shafrani është një anti-inflamator i shkëlqyer mes erëzave medicinale. Përveç se mund ta konsumoni si çaj, mund të përgatisni një pastë me ujë dhe shafran pluhur dhe ta vendosni në zonat e inflamuara.
Hudhra
Përveç se ul tensionin në gjak, hudhra në shumë vende të Azisë përdoret si agjent anti-inflamator. 2-3 thelpinj në ditë janë ideale për të kuruar artritin.

Lexo edheJakup Krasniqi sot mbushi 70 vjet, vajza e tij i bën dedikim prekës
Çaj jeshil
Në vende të ndryshme aziatike si Tajlanda, çaji jeshil përdoret për të luftuar inflamacionin. Ai ka veti të fuqishme anti-inflamatore dhe antioksidante.
Spirulina
Spirulina është një algë që rritet në ujë, por që ka efekte të rralla për qeniet njerëzore, përfshirë edhe trajtimin e inflamacionit.














