Pas më shumë se katër dekadash kontribut në arsim, është pensionuar arsimtarja e gjuhës shqipe, Sebahate Veliu-Ajeti, nga Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Afrimi e Fahriu” në Lluzhan të Podujevës.
Gjatë mbi 40 viteve punë në procesin arsimor, ajo ka dhënë një kontribut të çmuar në edukimin dhe formimin e gjeneratave të tëra të nxënësve.
E njohur për përkushtimin, profesionalizmin dhe dashurinë ndaj dijes, Sebahate Veliu Ajeti ka qenë një ndër figurat më të respektuara të kolektivit shkollor.
Nga kolegët e shkollës u vlerësua lart puna dhe angazhimi i saj ndër vite, duke theksuar se ajo ka lënë gjurmë të pashlyeshme jo vetëm në institucion, por edhe në jetën e shumë nxënësve që sot janë profesionistë në fusha të ndryshme.
Me rastin e pensionimit, asaj iu urua shëndet, lumturi dhe një kapitull i ri i jetës i mbushur me qetësi dhe gëzim, ndërsa u shpreh mirënjohje për kontributin e dhënë në arsim dhe për vlerat e përcjella ndër breza.