BallinaLajme38-vjeçari i zhdukur është pronar i një biznesi “rent a car”, i...

38-vjeçari i zhdukur është pronar i një biznesi “rent a car”, i dyshuari për kidnapim klient i tij

Të ngjajshme

Kancelari gjerman e kritikon kryeministrin hungarez Orban: Shkeli besnikërinë

 Kancelari gjerman Friedrich Merz ka kritikuar ashpër Hungarinë për...

Pas sulmit në Teheran, Irani nis raketa drejt Izraelit

Irani ka nisur disa raketa në drejtim të Izraelit. Sipas...

Muriqi humb penalltinë më të rëndësishme të sezonit

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka humbur penalltinë më të...

Një 16 vjeçar nga Kosova sot është në bankën rezervë te Bayern Muncheni

Bayerni po zhvillon këto momente ndeshjen e Bundesligas ndaj...

Tridhjetëetetë veçari Bedri Rexhepi është zhdukur që nga data 8 prill. Qe 14 ditë, familja Rexhepi nuk di për fatin e tij. Lidhur me zhdukjen e tij është arrestuar Jeton Vllasaliu, i cili po qëndron në paraburgim. Kërkimet për Bedriun po vazhdojnë, ndërkaq vëllai i tij ka deklaruar  se ai ka pasur me vete disa para, por familja nuk e di shumën e tyre.

Bedri Rexhepi po kërkohet nga familja e tij tash e 14 ditë, por që nga data 8 prill, askush nuk ka rënë në gjurmë të tij.

Një ditë pas zhdukjes, vetura e 38-vjeçarit është gjetur e braktisur në arat e fshatit Janjevë të Lipjanit, por jo edhe ai.

Veura e Bedri Rexhepit, e gjetur në Janjevë

Ndërkaq që prej natës së zhdukjes, telefoni i tij po qëndron i mbyllur.

Dyshimet e Prokurorisë janë se ai është rrëmbyer. I dyshuar për rrëmbimin e tij është Jeton Vllasaliu.

Vëllai i të zhdukurit, Adnan Rexhepi, ka deklaruar për Express se Jetoni ka qenë klient i Bedriut, pasi ky i fundit ka në pronësi një kompani të veturave me qira, por ai thotë se këta dy nuk kanë pasur ndonjë problem.

“Ka qenë klient i vëllait, deri në kohën kur është arrestuar ka qenë me veturë të vëllait. Ka qenë i rregullt me pagesa, pak me vonesa, por ka qenë. Për këtë s’kanë pasur ndonjë problem”, ka deklaruar Adnan Rexhepi.

Bedri Rexhepi, i zhdukur qe 14 ditë

Ai tha se vëllai i tij e ka pasur me vete një shumë të parave, por familja nuk e di sa kanë qenë.

“Shumë të parave ka pasur, por sasinë nuk e dimë as ne. Dyshimet janë të gjithanshme, në çdo anë dhe çdo send po dyshojmë, por s’po dimë konkret diçka hala”, ka deklaruar ai.

Nga Prokuroria Themelore e Prishtinës kanë deklaruar se hetimet po zhvillohen në drejtim të veprës penale “Rrëmbimi”, dhe momentalisht nuk mund të ndahen informata tjera për shkak të hetimeve.

“Hetimet janë duke u zhvilluar në drejtim të veprës penale “Rrëmbimi”, andaj, për shkak të ruajtjes së integritetit të kësaj procedure nuk mund të japim informata të tjera”, ka deklaruar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

Ndërkaq Gjykata Themelore e Prishtinës në njoftimin për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Jeton Vllasaliu, deklaron se ekziston dyshimi se Vllasaliu është i implikuar në rrëmbimin e Bedri Rexhepit.

“I pandehuri J.V. është ndaluar ngase ekziston dyshimi i bazuar se është i implikuar në rrëmbimin e tani të dëmtuarit B.R., ashtu që me datë 08.04.2021, rreth orës 21:00, i dëmtuari B.R. është zhdukur në rrethana deri me tani të panjohura dhe deri me tani nuk dihet vend ndodhja dhe gjendja e tij shëndetësore, kurse me datë 09.04.2021 rreth orës 07:00, është gjetur vetura e të dëmtuarit e braktisur e tipit Xhip Grand Shirok, në arat e fshatit Janjevë të Lipjanit, po ashtu viktima nga data 08.04.2021 rreth orës 21:30, nuk ka qasje në telefonin e tij celular”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz