BallinaLajme353 raste të reja me koronavirus dhe pesë viktima në Kosovë gjatë...

353 raste të reja me koronavirus dhe pesë viktima në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Të ngjajshme

Dy të plagosurat në Majac të Podujevës në gjendje të rëndë, dërgohen në QKUK

E dyshuara për vrasjen dhe plagosjen që ndodhi sonte...

Aksident tragjik në Vlorë, dy viktima dhe një i lënduar rëndë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në...

Goditet me veturë për vdekje një 81 vjeçar në Piranë të Prizrenit

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:30...

Dajaku: Amir Rrahmani është dashur të ftohet, për përkrahje morale

Analisti i emisionit sportiv “Favorit”, që transmetohet në T7,...

Sot në Kosovë rezultuan 353 raste të reja me koronavirus.279 persona u shëruan dhe 5 kanë vdekur nga koronavirusi.

Njoftimi i plotë nga IKSHPK:

279 TË SHËRUAR DHE 353 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.642 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 353 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (69 vjeç), Ferizaj 1 rast (83 vjeç), Mitrovicë 1 rast (76 vjeç), Pejë 1 rast (78 vjeç), Rahovec 1 rast (77 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 55.851 raste nga 208.583 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.410 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 279 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.269 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.172.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 97 raste, Prizren 54 raste, Gjilan 28 raste, Pejë 27 raste, Mitrovicë 21 raste, Ferizaj 17 raste, Lipjan 15 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Klinë 12 raste, Podujevë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Malishevë 7 raste, Shtime 6 raste, Drenas 5 raste, Istog 5 raste, Skenderaj 5 raste, Vushtrri 5 raste, Kamenicë 4 raste, Obiliq 3 raste, Rahovec 3 raste, Deçan 2 raste, Dragash 2 raste, Suharekë 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Kaçanik.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz