Home30 ditë paraburgim për të dyshuarit për vrasje të rëndë

30 ditë paraburgim për të dyshuarit për vrasje të rëndë

Të ngjajshme

Bie Facebook, nuk ka qasje për përdoruesit e kompjuterit

Sot Facebook ka pësuar një ndërprerje të papritur të...

Melinda ‘djeg’ rrjetin me postimin e fundit, kaq ‘hot’ po duket në këtë veshje

Melinda Ademi është një nga këngëtaret me të pëlqyera...

​74 aksidente në vetëm 24 orë, Policia apelon për kujdes në trafik

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve...

Hykmete Bajrami dorëzon kallëzim penal për gjendjen në deponinë e Sferkës në Pejë

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka bërë...
Një Gjyqtare për të Mitur në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, në seancën e zhvilluar të hënën e me propozim të Prokurorisë së Shtetit, morri vendim për caktimin e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve për të miturit G. M., (1997), dhe M. Sh., (1998) nga Komuna e Vushtrrisë, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “vrasje e rëndë” nga neni 179 paragrafi 1, nënparagrafi 1.4 e 1.6, lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Lidhur me të njëjtin dyshim në një procedurë tjetër gjyqësore, një Gjyqtar i Procedurës Paraprake nga Departamenti i Krimeve të Rënda nga e njëjta gjykatë, i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve edhe të dyshuarit të tretë- madhor, G. R., (1996), nga Komuna e Vushtrrisë,  për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë” nga neni 179, paragrafi 1, pika 1.4 e 1.6 lidhur me nenin 31 të KPRK.

Sipas kërkesës së Prokurorisë së Shtetit për caktimin e paraburgimit, thuhet se të pandehurit dyshohen se në bashkëkryerje kanë privuar nga jeta në banesën e tij viktimën V.B., duke pas për qëllim pasurimin apo marrjen e të hollave nga viktima.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz