Asgjë nuk e bën një grua të ndihet më mirë se sa të marrë një palë këpucë të reja. Për fat të keq, shpesh herë këto këpucë derisa të marrin formën e këmbës mund të na vrasin dhe të na bëjnë të ndihemi shumë në siklet. Kjo mund të jetë çmimi që paguani për të qenë të bukur. Nuk është nevojë të mundoheni me ankerplast sepse nëse mjekoheni me këto produkte popullore do të shpëtoni njëherë e mirë:
Aplikoni antidjersë: nuk është vetëm për sqetullat e djersitura; është e mirë dhe për këmbët e djersitura. Antidjersa do të ndihmojë në përthithjen e djersës e cila shpesh është shkak për flluskat apo çarjet. Rekomandohet aplikimin i antidjersës në brendësi të këpucëve tuaja si një masë parandaluese.
4. Përdorni pastë dhëmbësh: “Top 10 Home Remedies” rekomandon përdorimin e pastës së dhëmbëve të bardhë për të ndihmuar në të vrarat e këmbëve dhe në flluska. Fërkoni vendin dy herë në ditë me pastën dhe më pas lëreni deri në 2 orë në ditë. Pastaj pastroni dhe aplikoni pak vazelinë për mbrojtje nga papastërtitë.
5. Zhyteni këmbën në çaj jeshil. Të dy çaji i zi dhe çaji jeshil kanë veti antioksidues, por çaji jeshil ka më shumë. Reader’s Digest thotë të përdorni tre bustina të çajit të gjelbër, shtoni një lugë çaji sode buke dhe fusni këmbët në të.