back to top
Tuesday, December 9, 2025
BallinaLajme“3 pemë të festave të fundvitit, fjongo të mëdha plishi ngjyrë vishnje”...

“3 pemë të festave të fundvitit, fjongo të mëdha plishi ngjyrë vishnje” – Presidenca planifikon t’i harxhoj 4 mijë e 600 euro për të dekoruar objektin për Vitin e Ri

Të ngjajshme

Hoxhaj: Albin Kurti nuk është më kryeministër pas 28 dhjetorit

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të...

KFOR-i turk patrullon përgjatë vijës kufitare administrative

Ushtarët turq, nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale (ORF),...

Ndeshja Milan – Como nuk do të zhvillohet në Australi, ‘zbulohen’ arsyet

Ndeshja mes Milanit dhe Comos në shkurt 2026 është...

Personi që u gjet dje pa shenja jete në Prizren ishte 78 vjeçar

Një person është gjetur pa shenja jete dje rreth...

Me afrimin e festave të fundvitit, edhe objekti i Presidencës së Kosovës do të marrë pamje festive. Një tender në vlerë 4 mijë e 600 euro tashmë është dhënë për ta dekoruar objektin për fundvit.

Me këtë kontratë është shpërblyer kompania “Selmans Network”, teksa nënshkrimi ka qenë i planifikuar për sot.

Në dosjen e tenderit të publikuar në platformën e-Prokurimi janë dhënë detaje edhe se në cilat hapësira do të vendosen dekorimet.

Përmes kësaj kontrate parashihen:

-Dekorimi i rrethojës së gjelbër në oborrin e ndërtesës me drita me ngjyrë të ngrohtë për – 20 metra;

-Dekorimi i 5 shtyllave në hyrje të ndërtesës së Kuvendit me degë bredhi me drita me ngjyrë të ngrohtë – 50 metra

-Dekorimi i hapësirës së jashtme në mes të dyerve të hyrjes dhe dritareve të Kabinetit në formë harku me fjongo të mëdha plishi ngjyrë vishnje – 30 metra

-Dekorimi i shkallëve me degë bredhi me drita të ngrohta dhe fjongo plishi ngjyrë vishnje dhe ornamente ngjyrë të verdhë – 25 metra

-Dekorimi i hapësirës së ekspozimit të dhuratave (Këndi i Kurajos dhe hapësirë ekspozuese në Kabinet) me degë bredhi me fjongo plishi ngjyrë vishnje dhe ornamente ngjyrë të verdhë – 25 metra

-4 dekorime rrethore për dyert e Kabinetit

-Dekorimi i kaminit në Kabinet me degë bredhi, qirinj dhe dru articial – (dizajni sipas fotos nr. 5);

-3 pemë të festave të fundvitit për ambient të brendshëm (2.5 m në lartësi) të dekoruara

-30 fjongo të plishit ngjyrë vishnje me gjerësi – 1 metër, transmeton reporteri.

-50 kuti dekorative që vendosen poshtë pemës, me dimensione të ndryshme, me nuanca të ngjyrës së verdhë dhe ngjyrës vishnje

-Dekore tjera varësisht nga propozimi i Operatorit ne mënyrë që të duket ambienti sa më festiv.

Në fund, kompania fituese duhet t’i demontojë të gjitha dekorimet në datën e përcaktuara nga Presidenca dhe ta rikthejë objektin në gjendjen e mëparshme

 

 

 

 

 

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz