back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajme29-vjeçari rrah në mënyrë brutale të miturën e komunitetit ashkali

29-vjeçari rrah në mënyrë brutale të miturën e komunitetit ashkali

Të ngjajshme

Policia sekuestron pesë thasë drogë në Mirditë, shpallen në kërkim tre persona

Policia në Shqipëri ka sekuestruar pesë thasë me të...

KFOR-i vendos shenja të reja sinjalizuese përgjatë kufijve të Kosovës

Ushtarët e KFOR-it po vazhdojnë të instalojnë shenja të...

Irlanda kërcënon të tërhiqet nga Eurovisioni nëse Izraeli merr pjesë

Transmetuesi shtetëror irlandez RTE ka deklaruar se nuk do të...

Një person është arrestuar në Gurrakos të Istogut, pas i njëjti ka rrahur në mënyrë brutale të miturën nga komuniteti ashkali.
Rasti ka ndodh më 14 gusht rreth mesditës.

“Ju informojmë se sot në mëngjes Policia e Kosovës, është informuar në lidhje me një video incizim i cili na është prezantuar nga një qytetar. Në këtë video incizim vërehej një qytetar duke e goditur (në mënyre brutale) një fëmijë të komunitetit Ashkali Kosovar”, thuhet në njoftimin e Policisë, transmeton Klan Kosova.

“Pas një pune intensive operativo-hetimore, sot me datën 19.08.2019 rreth orës 09:23 Policia e Kosovës- Stacioni Policor Istog ka arrestuar të dyshuarin: L.D lindur me 1990 m/k/sh”.

“Pas intervistimit nga ana e hetueseve Policor, është informuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij, i dyshuari ndalohet për 48 ore”.

“Viktima femër e mitur ishte dërguar për trajtim mjekësor, me ç’rast gjendja e saj sipas mjekut pas trajtimit, ishte stabile”.

“Zyrtaret Policor janë duke qëndruar në kontakt me familjarët e viktimës për ti përkrahur për çfarëdo nevoje që mund të kenë”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz