back to top
Monday, September 22, 2025
BallinaLajme280 mijë vaksina kundër gripit shpërndahen në të gjithë Shqipërinë

280 mijë vaksina kundër gripit shpërndahen në të gjithë Shqipërinë

Të ngjajshme

Shqipëria ka siguruar 280 mijë doza të vaksinës kundër gripit sezonal që do të ofrohen falas për të gjithë grupet e rriskut.

Drejtoresha e ISHP, Eugena Tomini tha për Euronews Albanian, se dozat e vaksinës janë shpërndarë në të gjitha poliklinikat e vendit dhe prej kësaj të hëne ka nisur aplikimi tek grupet e riskut.Këtë vit vaksina është siguruar më herët në kohë duke bërë kështu që dhe efekti I saj të jetë më i lartë në popullatën që do ta marrë atë. Për herë të parë, qyetarëve iu jepte mundësia të që marrin falas vaksinën, në çdo qendër shëndetësore edhe pse nuk janë të regjistruar aty.Ekspertët e shëndetësisë, apelojnë që grupet e riskut të bëjnë sa më parë vaksinën, pasi në vend ende nuk është izoluar grip, por rastet e infektimeve me viroza janë në rritje të vazhdueshme. Ata thonë se vaksina, mund të parandalojë format e  rënda dhe vdekjet nga gripi./euronews.albania

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz