BallinaLajme27 vjetori i masakrës së familjes Berisha në Suharekë, Osmani: Kjo histori...

27 vjetori i masakrës së familjes Berisha në Suharekë, Osmani: Kjo histori është thirrje për drejtësi

Të ngjajshme

Bëhet xheloze për Selin? Kriset raporti mes Brikenës dhe Mateos

Brikena Selmani dhe Mateo Borri kanë pasur një përplasje...

Zbulohet lista e plotë e konkurrentëve të “Ferma VIP 3”

“Ferma VIP” rikthehet këtë të premte me sezonin e...

Reagimi i Vesa Lumës pas largimit të Stenaldo nga BBV: Nuk jemi ende gati si shoqëri

Këngëtarja Vesa Luma ka reaguar në rrjetet sociale pas...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkruar për familjen Berisha në Suharekë, të cilët u masakruan 27 vite më parë.

Ajo ka thënë se ata u masakruan në pragun e shtëpisë së tyre, aty ku do duhej të mbretëronte jeta dhe siguria.

“49 anëtarë të kësaj familje, prej të cilëve 19 viktima kanë qenë të moshës nën 18-vjeçare , u masakruan mizorisht, ndërsa trupat e tyre u zhdukën e u bartën gjetiu, në përpjekje për të fshehur krimin dhe për t’i shuar gjurmët e së vërtetës. Fati deshi që tre prej tyre, Vjollca me të birin Gramozin dhe Shyhretja, të shpëtonin. Ata mbetën jo vetëm dëshmitarë të një krimi të rëndë, por edhe zë i kujtesës që nuk shuhet”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka thënë se historia e tyre nuk është vetëm dhimbje por edhe thirrje për drejtësi.

“Është kujtesë që nuk lejohet të zbehet, sepse krimet që harrohen, rrezikojnë të përsëriten.  Kujtimi për krime sikurse ky janë  themel i së vërtetës dhe i kërkesës për drejtësi. Qoftë i përhershëm kujtimi për martirët!”, ka shkruar Osmani në Facebook. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz