back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajme27 vjeçarja që mbyti foshnjën në Prizren, një vit më parë e...

27 vjeçarja që mbyti foshnjën në Prizren, një vit më parë e kishte vrarë edhe një tjetër fëmijë të saj

Të ngjajshme

Para gjashtë ditësh në një shtëpi në qendër të Prizrenit, një grua solli në jetë një foshnje të gjinisë mashkullore.

Procesin e lindjes gruaja e bëri e vetme në një dhomë. E shenjat ende nuk janë larguar nga vendi ku e solli në jetë djalin e saj.

 

Megjithatë ai nuk jetoi gjatë.

 

Nga dhoma ku lindi 27 vjeçarja e dërgoi foshnjën e saj në tavanin e shtëpisë, ku edhe dyshohet se e privoi nga jeta.

Këtë akt, sipas familjarëve të saj dyshohet se ajo e kreu duke përdorur një mbështjellës të rrobave.

Familjarët e Marigonës, kishin vërejtur se në shtëpinë e tyre ishte kryer lindja por që foshnjën nuk e shihnin askund.

Ata menjëherë dyshuan se ajo po e fshehte diku të porsalindurin.

Një veprim të tillë, 27-vjeçarja e kishte bërë edhe më herët.

Sipas njerkës së saj, Marigona edhe vitin e kaluar e ka privuar nga jeta fshehurazi një fëmijë që e kishte lindur.

Sipas familjes së saj, 27 vjecarja nuk është e martuar.

T7 mësoi se Marigona Bytyqi kishte të dashur dhe e ka vizituar shtëpinë e këtij të fundit.

Mirëpo, prapa kamerës, familjarët e të dashurit thanë se fëmija nuk ishte i djalit të tyre .

Këto veprime mizore e dyshuara i kishte bërë me vetëdije të plotë.

Mjeku kujdestar, i cili e kishte kontrolluar atë thotë se 27 vjeçarja nuk kishte probleme.

Ndërkohë,  prokuroria në Prizren bën me dije se gruaja nga Prizreni me urdhër të prokurorit është në paraburgim për dyzet e tetë orë.

E dyshuara , ani pse jetonte në një shtëpi me anëtarët e tjerë të familjes, nuk u ka treguar atyre nëse ka pasur probleme që do të mund ta shtynin ta kryej aktin makabër. /Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz