Policia kantonale e Thurgaut në Zvicer ka arrestuar të martën në mbrëmje në Frauenfeld një 26-vjeçar, pasi kërcënoi ish-partneren e tij me vdekje.
Sipas informacioneve paraprake të Policisë Kantonale të Thurgaut, i riu të martën i kishte dërguar ish-partneres mesazhe me kërcënime për vdekje.
Specialistët e Policisë Kantonale të Thurgaut arritën ta arrestojnë 26-vjeçarin kosovar pak para mesnatës në Frauenfeld.
Arsyet e ngjarjes ende nuk janë të qarta dhe janë pjesë e hetimeve të Policisë Kantonale të Thurgaut.
Prokuroria ka hapur një hetim penal./Shutterstock.com/