back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajme250 mijë euro për rregullimin e shtratit të lumit Drenica, bashkëfinancim mes...

250 mijë euro për rregullimin e shtratit të lumit Drenica, bashkëfinancim mes Komunës dhe MZHR-së

Të ngjajshme

Policia kap drogë në vlerë të 80 mijë eurove, arrestohen dy shtetas maqedonas

Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut janë arrestuar mbrëmë...

Ciro Immobile përfundon në kampionatin francez

Një nga sulmuesit më të mirë në Serie A...

Dy persona ndalohen për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq

Dy persona janë ndaluar në orët e hershme të...

Shembet miniera në Kongo, më shumë se 200 të vdekur

Më shumë se 200 kanë mbetur të vdekur këtë...

Frankfurt zyrtarizon trajnerin e ri, gëzohet edhe Drita

Eintracht Frankfurt ka zyrtarizuar Albert Rieran si trajner të...

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka nënshkruar marrëveshje të mirëkuptimit me ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri ,për bashkëfinancimin e projektit “Rregullimi i shtratit të lumit Drenica, faza e parë” (pastrimi dhe thellimi i lumit).

Në njoftimin për media thuhet se sipas kësaj marrëveshje të bashkëfinancimit mes komunës dhe MZHR-së për rregullimin e shtratit të lumit Drenica faza e parë, vlera e përgjithshme e projektit është 250 mijë euro.

“Ministria e Zhvillimit Rajonal nga buxheti i vet për vitin 2019 do të ndaj mjete në verën prej 70 mijë eurove, kurse Komuna nga buxheti i saj vjetor për vitin 2019 do të ndaj mjete në vlerën prej 120 mijë euro, kurse pjesa prej 60 mijë euro do të ndahet nga Komuna e Drenasit ne një fazë tjetër të realizimit të projektit”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit pas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëfinancimin e këtij projekti, kryetari Lladrovci dhe ministri Demiri, janë zotuar se do t’i kryejnë obligimet e tyre sipas marrëveshjes së nënshkruar. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz