BallinaLajme25 KOMPANI VENDORE I SHKRUAJNË KRYEMINISTRIT: JEMI MASHTRUAR NGA BECHTEL-ENKA

25 KOMPANI VENDORE I SHKRUAJNË KRYEMINISTRIT: JEMI MASHTRUAR NGA BECHTEL-ENKA

Të ngjajshme

E vërteta për Nutellën: Sa e dëmshme është në të vërtetë?

Nutella është një nga produktet më të dashura në...

Ndahet nga jeta miku i shqiptarëve, kongresisti Eliot Engel

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë të ditur...

Vdes Eliot Engel, mik i ngushtë i Kosovës

Ish-kongresmeni amerikan Eliot Engel ka ndërruar jetë, duke lënë...

Fisnik Asllani shkëlqen përsëri, Hoffenheim rikthehet në barazim ndaj Augsburgut

Fisnik Asllani ka qenë sërish protagonist për TSG Hoffenheim,...

Grupi prej 25 kompanive nga Kosova e Shqipëria të kontraktuar si punëkryese në “Autostradën Arbën Xhaferi”, pretendojnë se janë mashtruar nga kompania Bechtel Enka lidhur me pagesat për ndërtimin e disa prej urave. Ata pretendojnë se kjo kompani u ka mbetur borxh 989 mijë euro.

Fillimisht këto 25 kompani ishin nënkontraktuar nga kompania kroate “Suma Engineering Platform” që kishte qenë e kontraktuar drejtpërdrejt nga Bechtel Enka, e cila është fituese e tenderit për ndërtimin e autostradës.

Këto kompani  para tri ditësh i janë drejtuar zyrës së Kryeministrit, një kërkesë për zgjidhjen e problemit. Ata kërkojnë reagimin e qeverisë pasi në të kundërtën thonë se një numër i madh i kompanive do të falimentojnë dhe do të mbeten pa punë rreth 300.

“Meqenëse ne kishim marrëveshje kontraktuale me kompanin “Suma Engineering Platform” dhe kohë  pas kohe vërehej dukuria e mospagesave nga ana e kësaj kompanie, në mes të muajit maj 2018 kemi njoftuar përfaqësuesin e kompanisë z. Antonie Tomic për ndërprerjen e punëve në këtë projekt për arsyje të mospagesave me kohë të faturave”, thuhet në letrën e dërguar nga këto kompani te kryeministri Haradinaj.

Në këtë dokument kompanitë thonë se i kishin ndërprerë punimet kah mesi i muajit maj të vitit të kaluar. Dhe se pas këtij veprimi nga ta, përfaqësuesit e Bechetel Enka i kishin ftuar në takim me 24 mars.

Takimi thonë ata ishte mbajtur në kampin qendror të Bechtel Enka në Ferizaj, gjatë së cilit për faqësuesit e kompanisë u kishin kërkuar që puna mos të ndërprehet.

“Na është garantuar nga përfaqësuesit e Bechtel Enka që do të na paguajnë obligimet (Borxhet)që i ka kompania Suma Engineering platform deri me datën 24 maj 2018 si dhe kanë marr përgjegjësi dhe kanë premtuar për pagesat e obligimeve (do të ju qëndrojmë mbrapa) deri në fund të projektit”, thuhet në shkresën e dërguar kryeministrit.

Pas kësaj këto kompani kishin vazhduar punimet dhe furnizimet për këtë projekt.

“Fillimisht dukej se kjo çështje u përmirësua por me kalimin e kohës filluan prap problemet me mospagesat e faturave, që deri më tani vlera e përgjithshme e borxhit që kompania Suma Engineering platform ndaj kompanive lokale është 989 mijë euro”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz