back to top
Wednesday, August 13, 2025
BallinaLajme24 vjet nga marrëveshja e Ohrit

24 vjet nga marrëveshja e Ohrit

Të ngjajshme

Sa kushton unaza që Cristiano Rondalo ia dhuroi Georginës?

Ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo u fejua të hënën...

Sonte zhvillohet finalja e UEFA Super Cup, PSG-ja kundër Tottenhamit

Sonte zhvillohet ndeshja finale e UEFA Super Cup mes...

Egnatia dhe Dinamo do të zbresin nesër në fushë, vetëm 90 minuta larg historisë

Dy skuadrat, Egnatia, kampionia e Shqipërisë, dhe Dinamo, fituesja...

Sot mbushen 24 vjet që nga nënshkrimi Marrëveshjes Kornizë të Ohrit në mes shqiptarëve dhe maqedonasve për raporte të reja shoqëroro-politike dhe ndërtimin e mëtutjeshëm të shtetit.

Kjo marrëveshje u bë me asistimin e Bashkësisë Ndërkombëtare pas një konflikti të armatosur, i cili ndodhi në vitin 2001.

Kjo marrëveshje kornizë ndër të tjerash u nënshkrua me qëllim të promovimit të zhvillimit të qetë dhe harmonik të shoqërisë qytetare, duke respektuar njëkohësisht identitetin etnik dhe interesat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.

Kjo kontratë në mes dy popujve u nënshkrua nga kryetari i atëhershëm i Maqedonisë, Boris Trajkovski, kryeministri i atëhershëm, Lubço Georgievski, liderët e LSDM-së Branko Cërvenkovski, të PPD-së, Imer Imeri dhe ai i PDSH-së, Arbën Xhaferi.

- Advertisement -

Të Fundit