BallinaLajme22-vjeçari në Vushtrri kërcënon familjen: Nëse s’më martoni kam me ju mbytë...

22-vjeçari në Vushtrri kërcënon familjen: Nëse s’më martoni kam me ju mbytë krejtve, tani veten

Të ngjajshme

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

Një i ri nga fshati Ropicë e komunës së Vushtrrisë ka përfunduar dje në stacion policor, pasi ka kërcënuar anëtarët e familjes së tij.

Sinjali mëson se rastin në polici e ka denoncuar babai i 22-vjeçarit i cili ka thënë se djali i tij vazhdimisht i kërcënon familjarët me vdekje, duke u kërkuar që ta martojnë.

Sipas babait ai i kërcënon ata me fjalët “nëse nuk më martoni kam me e ba nji nam, kam me iu mbytë juve krejtve e pastaj edhe veten”.

Kjo ka bërë që ai të kërkojë ndihmën e Policisë, pasi që ka bërë të ditur se edhe më parë i riu kishte shkaktuar telashe në shtëpi duke dëmtuar dyert dhe banjën e shtëpisë.

Njësitet policore janë vënë në lëvizje ta kapin personin e dyshuar, por që i njëjti nuk është hasur në vendbanimin e tij dhe si rrjedhojë është në kërkim.

Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Kanosje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do të merren posa të kapet 22-vjeçari.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz