back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajme“21 janari”, Meta përfundon dëshminë në SPAK

“21 janari”, Meta përfundon dëshminë në SPAK

Të ngjajshme

Befason kongresmeni amerikan, bën thirrje për islamofobi

Kongresmeni amerikan në Florida, Randy Fine, ka nxitur reagime...

“Një ditë historike”, Roma po bëhet me stadium të ri, aprovohet projekti

Këshilli i qytetit të Romës ka votuar pro miratimit...

Defekti në nënstacionin e Bibajt lë pa rrymë një pjesë të Ferizajt

Një pjesë e konsumatorëve në Ferizaj kanë mbetur pa...

Ish-presidenti Ilir Meta ka përfunduar dëshminë e tij në SPAK mbi “21 janarin”. Meta është pyetur nga hetues të BKH-së qe ishin caktuar nga prokurori i dosjes Alfred Shehu, shkruan A2 CNN-i.

Më 26 nëntor avokati Kujtim Cakrani, zbuloi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, se ish-presidenti Ilir Meta posedon prova shkresore dhe materiale audio për rastin e “21 janarit”, ndaj ka kërkuar që të thirret nga prokurorët në cilësinë e dëshmitarit për këtë çështje.

Cakrani tha se Meta është arsyeja kryesore për të cilën ndodhi ajo që avokati e cilëson si kryengritja e 21 janarit. Sipas tij Meta i ka kërkuar që të paraqesë kërkesë pranë prokurorit Alfred Shehu, që drejtësia ta pyesë në lidhje me këtë dosje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz