back to top
Friday, August 1, 2025
BallinaLajmeLajmet e Fundit21 Janari, Dumani: Dosje prioritare, hetime intensive për vrasjet dhe pengimin e...

21 Janari, Dumani: Dosje prioritare, hetime intensive për vrasjet dhe pengimin e zbardhjes së të vërtetës

Të ngjajshme

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani bëri të ditur sot se po kryhen hetime intensive dhe të pandërprera për dosjen e vrasjes së 4 protestuesve para Kryeministrisë në protestën e 21 Janarit 2011.

Gjatë një bashkëbisedimi informal me gazetarët, kreu i SPAK tha se dosja e 21 Janarit është prioritare.

“Po kryhen hetime intensive për 2 vrasje, 3 plagosje dhe pengim të zbardhjes sa të vërtetës.  Është administruar kaseta audiovizive. Ajo është çështje prioritare”, është shprehur Dumani siç dhe raportojnë në medie gazetarët e pranishëm gjatë këtij takimi informal.

Ai theksoi se Prokuroria e Posaçme ka në vëmendje vendimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në rastin e Aleks Nikës.

“SPAK ka marrë në konsideratë edhe vendimin e Gjykatës së Lartë dhe Strasburgut. Prokurori është ai që vendos si do të hetojë dhe radhën se si do të merren në pyetje personat. Është një nga dosjet prioritare”, tha Dumani.

Në 21 Janar të vitit 2011 gjatë protestës që u zhvillua përpara Kryeministrisë u vranë katër qytetarë: Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedaj.

Në nëntor të vitit 2023 Gjykata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, në Strasburg, e cilësoi 21 Janarin si “krim shtetëror” dhe që duhet hetuar si i tillë.

- Advertisement -

Të Fundit