BallinaLajme20 vjeçarja e konfirmuar me koronavirus/ Fillon karantinimi i familjeve në Klinë

20 vjeçarja e konfirmuar me koronavirus/ Fillon karantinimi i familjeve në Klinë

Të ngjajshme

Sulmoi fizikisht bashkëshorten, arrestohet i dyshuari në Pejë

Një person është arrestuar në Pejë pasi i njëjti...

Tërmet në Greqi, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter...

Gjakovë: Zjarr në një banesë, ndërhyn policia dhe arreston të dyshuarin

Një shtëpi në Gjakovë është përfshirë nga zjarri në...

OVL e UÇK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka thirrur...

Në Kosovë janë shënuar dy rastet e para të koronavirusit.

Njëri prej të prekurve është shtetase italiane që ka vepruar në komunën e Klinës. Pas këtij lajmi ka reaguar kryetari i Klinës, Zenun Elezaj.

Ai ka bërë të ditur gjithashtu se ka filluar vendosja në karantinë e disa familjeve me të cilat kjo shtetase ka pasur kontakte.

Reagimi i plotë i tij:

Të nderuar qytetarë,

Ministria e Shëndetësisë fatkeqësisht ka konfirmuar dy raste të prekura nga virusi COVID-19.

Me qëllim të rritjes së kujdesit, dua të ju informoj se njëri rast me këtë virus është një shtetase italiane, pjesë e organizatës CARITAS që vepron në Komunën e Klinës.

Personi i prekur me këtë virus është dërguar në QKUK ku po merr trajtim, ndërsa ka filluar vendosja në karantinë e disa familjeve me të cilat kjo shtetase ka pasur kontakte.

Apeloj tek të gjithë qytetarët që të mos krijohet panik, por që t’i zbatojnë me përpikëri këshillat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë(OBSH), të rrisin kujdesin ndaj higjienës dhe të ndalojmë përshëndetjet me duar.

Ju lus për zvogëlim të lëvizjes dhe zvogëlim të kontaktit me qytetarë të tjerë, si masa preventive.

Ju njoftoj që në ora 20:00 do të mbajmë mbledhje të shtabit emergjent të Komunës së Klinës ku do të vendosim për masat që do të ndërmirren për mbrojtjen nga kjo pandemi, të cilat do të jenë të rrepta e po ashtu në bashkërendim me masat e qeverisë. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz