Jose Mourinho është një nga trajnerët më të kërkuar në botë. Numri një i stolit të Manchester United ka marrrë së fundmi një ofertë marramëndëse dhe i ka thënë direkt “PO”.
Nuk bëhet fjalë për ndonjë ekip futbolli, por për një kanal televiziv.
Tekniku portugez ka pranuar të bëhet opinionisti televiziv i kanalit rus RT gjatë Botërorit 2018.
Marrëveshja parashikon që ai duhet të jetë 4 ditët e para të aktivitetit në Moskë dhe të paraqitet në zyrat e këtij televizioni në disa programe të ndryshme për Botërorin ku të japë mendimet e tij rreth ndeshjeve.
Më pas, ai do të jetë i punësuar edhe për natën e finales së Botërorit, por në këtë rast, nuk do të jetë nevoja që të udhëtojë drejt Rusisë, pasi lidhja direkte do të bëhet nga shtëpia e tij në Mançester.