BallinaLajme19 nëntori afati i fundit për kryeministër – partite opozitare nuk i...

19 nëntori afati i fundit për kryeministër – partite opozitare nuk i besojnë Qeverisë Konjufca 1

Të ngjajshme

Hoti kërkon tërheqjen e materialeve për masakrat: Faktet janë gabim, cenojnë të vërtetën historike

Ministri për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare,Andin...

Leon Thomas dhe rruga drejt majës së R&B

Ylli në ngjitje i R&B, Leon Thomas, po jeton...

“Hajni ndër vite”, Sejdiu flet për problemin e njehsorëve të KEDS-it

Çështja e njehsorëve të energjisë elektrike, e cila ditëve...

Konfirmohet lëndimi i Raphinhas, ja sa do të mungoj

Është konfirmuar lëndimi i Raphinas. Sulmuesi brazilian ka pësuar një...

Kuvendi i Kosovës ende nuk e ka thirrur seancën e re ku mandatari për kryeministër do të prezantojë kabinetin qeveritar dhe do të kërkojë votimin për të.

19 nëntori është data e fundit që mandatari i dytë për kryeministër, Glauk Konjufca, duhet të paraqesë kabinetin e tij qeveritar para Kuvendit të Kosovës, raporton lajmi.net

Megjithëse kanë mbetur edhe pak ditë nga afati ligjor, Lëvizja Vetëvendosje ende nuk e ka thirrur seancën e jashtëzakonshme për formimin e qeverisë së re.

Deri më tani duket se as Vetëvendosje dhe as partitë e tjera nuk besojnë se mund të formohet një qeveri “Konjufca 1”.

Në një prononcim për Lajmi.net, deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, tha se nuk kanë votë për Konjufcën dhe se nuk besojnë se Qeveria do të formohet.

Edhe në LDK qëndrimet mbeten të njëjta. Deputetja Doarsa Kica-Xhelili i tha Lajmi.net se qëndrimi i partisë nuk ka ndryshuar dhe se nuk ka përkrahje për Vetëvendosjen dhe Glauk Konjufcën në formimin e qeverisë.

“Vlerësoj se tashmë jemi përgjigjur disa herë lidhur me qëndrimet tona. Nuk ka ndryshuar asgjë,” tha ajo.

Ndërkohë, mbrëmë në emisionin Rubikon në Klan Kosova, kryetari i dorëhequr i PDK-së, Memli Krasniqi, shprehu qëndrim të njëjtë me dy partitë e tjera opozitare.

Ai tha se askush nuk beson se në këtë mandat mund të formohet një qeveri e re.

“Data e vetme të mundshme, nëse këtë vazhdojnë me e ngre zhag afatin, sepse edhe kur ja ka dhënë presidentja, që unë mendoj që nuk është dashur me ia dhanë. Ka pasur dëshmi të mjaftueshme që agonia institucionale zgjatet se ata nuk munden me e bo qeverinë, sepse të gjithë ne ishim deklaruar zyrtarisht, si parti shqiptare po edhe disa prej komuniteteve, që nuk e votojmë,” ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, kjo çështje nuk është dashur të zgjatet më tej.

“Është dashur me na çu në zgjedhje menjëherë dhe tash kishim pas datën 7 dhe kish vazhdu procesi pa vonesa. Tash, nëse e ngrehin deri ditën e fundit afatin, më 19, zgjedhjet mund të jenë më 21 ose më 28,” ka shtuar Krasniqi.

Pas dorëheqjes së kryeministrit Albin Kurti dhe rrëzimit të Qeverisë së tij në Kuvend, procesi për formimin e një qeverie të re ka kaluar në fazën e dytë kushtetuese.

Më 4 nëntor, presidentja Vjosa Osmani e ka dekretuar deputetin Glauk Konjufca si mandatar të dytë për kryeministër, duke i dhënë mundësinë Lëvizjes Vetëvendosje të tentojë formimin e një kabineti të ri qeveritar.

Ky vendim erdhi pavarësisht kërkesave të shumicës së partive opozitare, të cilat në takimet paraprake me presidenten kishin kërkuar shpalljen e zgjedhjeve të reja, me arsyetimin se nuk ekziston shumicë parlamentare që do ta mbështeste një qeveri të re./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz