BallinaLajme18-vjeçarja nga Klina që i shkroi letër lamtumirëse familjes kthehet në shtëpi

18-vjeçarja nga Klina që i shkroi letër lamtumirëse familjes kthehet në shtëpi

Të ngjajshme

Osmani mesazh për “Dardanët”: Ta shkruajmë historinë drejt Botërorit 2026

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar para ndeshjes...

FOX: Kosova bashkohet me 30 vende për të mbrojtur kalimin e anijeve në Hormuz

Kosova është bërë pjesë e një grupi ndërkombëtar prej...

Turqia kalon në finale të “play-offit”, pas fitores ndaj Rumanisë

Turqia ka kaluar në finalen e madhe të “play-offit”...

Kosova do të përballet me Turqinë në finale nëse fiton sonte ndaj Sllovakisë

Turqia do të jetë kundërshtarja e Kosovës në finale...

KRU “Prishtina” paralajmëron masa: Borxhi për ujë kalon 45 milionë euro

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se borxhi i...

18-vjeçarja nga komuna e Klinës, D.C, që i shkroi letër lamtumirëse familjes së saj, është kthyer në shtëpi. Policia ka konfirmuar se ajo është gjetur mbrëmë rreth orës 18:00 në qytetin e Gjakovës. Gjendja shëndetësore e vajzës është e mirë, tha policia.

D.C ishte raportuar e zhdukur në polici nga prindi i saj. Por, pas më shumë se 24 orëve jashtë shtëpise, ajo u gjet në Gjakovë. Lajmin e ka konfirmuar, zyrtari për informim nga policia rajonale e Pejës, Xhevat Ibra.

“Vajza është gjetur mbrëmë rreth orës 18:00 në Gjakovë, gjendja e saj shëndetësore është e mirë”, tha Ibra.

Motivet që e çuan vajzën të largohej nga shtëpia nuk dihen. Sidoqoftë, ajo përmes një letre e kishte njoftuar familjen se dëshironte të fillonte një jetë të re. U kishte thënë se nuk po martohej por po ikte nga shtëpia për të jetuar jetën që ajo e do, pa treguar ndonjë tjetër detaj.

Gjatë ditës së djeshme, prindi i saj kishte deklaruar se vajza e tij nuk ishte e shumë e shoqëruar dhe dilte rrallë në qytet. Ai tha se vajza e tij s’ka bërë fjalë me askënd, ndërsa para katër ditësh më 18 qershor D.C i kishte mbushur 18 vjet.

Letra e plotë e vajzës që shokoi familjen:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz