BallinaLajme18-vjeçari nga Dragashi është i riu që humbi jetën në aksidentin në...

18-vjeçari nga Dragashi është i riu që humbi jetën në aksidentin në Austri

Të ngjajshme

Lumir Abdixhiku emëron në pozita partiake Ilir Feratin, Sokol Halitin dhe Visar Azemin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku,...

Deliu: Kurti pa përpjekje për presidentin – vendi po rrëshqet në zgjedhje të reja

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka...

Presidenti i Finlandës telefonatë me Trump: Po formohet një NATO më evropiane

Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, deklaroi se “po formohet...

18-vjeçari, Yll Zenuni është i riu që të dielën ka humbur jetën në një aksident trafiku në Austri.

Lajmin për vdekjen e tij në aksidentin tragjik e ka dhënë kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini.

“Na ka tronditur jashtë mase ndarja tragjike nga jeta e të riut Ylli Zenuni, bashkatdhetarit tonë nga fshati Kuk, i cili humbi jetën në një aksident në Austri. Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Dragashit, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Zenuni, të afërmve, miqve dhe gjithë bashkëfshatarëve të tij. Humbja e një të riu në moshë kaq të hershme është një dhimbje e madhe për familjen dhe për gjithë komunitetin tonë. Ndajmë dhimbjen me ju në këto ditë të vështira dhe lutemi që familja të gjejë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë.”, ka shkruar Xheladini.

Për këtë aksident, ishte raportuar atë ditë, derisa policia austriake kishin mohuar se i njëjti ishte shtetas kosovar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz