back to top
Thursday, February 19, 2026
BallinaLajme18 vite burgim për Endrit Nikën, për vrasjen e të dashurës argjentinase...

18 vite burgim për Endrit Nikën, për vrasjen e të dashurës argjentinase në Fushë Kosovë

Të ngjajshme

Endrit Nika është dënuar më 18 vjet burg, për vrasjen e një shtetase argjentinase, në Fushë-Kosovë.

Pas një procesi të gjatë gjyqësor, Nika doli edhe sot përballë trupit gjykues, për të dëgjuar aktgjykimin ndaj tij, shkruan IndeksOnline.

Të pranishëm në sallë tashmë janë prindërit e viktimës, të cilët po përcjellin nga afër këtë moment kritik të drejtësisë.

Nika dha fjalën përfundimtare të tij të hënën, ku deklaroi se është i pafajshëm.

Sipas aktakuzës së ngritur më 11 shkurt 2025 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Endrit Nika akuzohet se më 1 gusht 2023 në një hotel në Fushë-Kosovë, pas një mosmarrëveshje paraprake me të dashurën e tij- tani të ndjerën M.K-U., të cilën paraprakisht e godet në vazhdimësi dhe tenton ta shkelë me veturë tek parkingu jashtë hotelit, dhe pasi që hyjnë në hotel- në dhomën ku ishin duke qëndruar i pandehuri Nika me dashje që ta privojë nga jeta tani të ndjerën M.K-U ka vazhduar përleshjen dhe goditjet ndaj të dëmtuarës, duke e dërguar në qoshe të dhomës nga ku nuk ka pasur mundësi të largohet dhe nga goditjet dhe shtyrjet që i ka bërë tani të ndjerës M. K-U., e ka nxjerrë kornizën e dritares duke e hedhur të ndjerën nga dritarja e dhomës së hotelit nga kati i gjashtë./Indeksonline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz