back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajme17 vjeçari nga Kosova u gjet i vdekur në binarët e trenit

17 vjeçari nga Kosova u gjet i vdekur në binarët e trenit

Të ngjajshme

Kina rrit praninë detare në Azi me mbi 100 anije

Kina po vendos një numër të paprecedentë anijesh luftarake...

Mustafa komenton vendimin për Listën Serbe: Hile politike mbi kurrizin e shtetit

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem...

Rrustem Mustafa: Institucionet nuk janë lodra politike dhe paraja publike nuk është karrem për vota

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem...

Emilija Rexhepi nuk komenton vendimin e KQZ-së për Listën Serbe

Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Emilija Rexhepi, ka refuzuar...

Ministrja Gërvalla udhëton për në Vjenë

Me ftesë të Ministres Federale për Punë Evropiane dhe...

Në mëngjesin e të premtes që kaloi, në binarët e trenit në Oberglatt të Cyrihut është gjetur trupi i pajetë i një të riu. Më vonë është konstatuar se bëhet fjalë për shqiptarin 17 vjeçar, Rinor Bunjaku nga Rümlangu i Cyrihut.

Siç merr vesh albinfo.ch nga burimet e afërta me familjen Bunjaku, ende nuk dihen rrethanat e sakta të aksidentit. Dihet vetëm se djaloshi është goditur nga treni dhe është gjetur i vdekur, transmeton albinfo.ch

Familja Bunjaku bën të ditur se Rinori i ndjerë do të varroset të premten, më 3 maj në orën 13.00 në varrezën “Friedhof Chilisbaum”, Ifangstrasse 100 në Rümlang/ZH.

Babai i tij, ka shkruar vargje prekëse në Facebook, për djalin e tij. Ai ka thënë se qenka e dhimbshme të derdhësh lot mbi trupin e djalit.

Postimi i tij i plotë:

Ti po flen e un hala po pres qe ti me u qu, po tthirii amo ti spo qohesh, lem un te vdes e ti qu, pi foli shpirtit tond pi foli. Kom pa nfilma tu shku nusja te vorri e burrit, kom pa edhe djali tu kajt mbi vorr te dashures amo nuk ish e njejt si me shku te vorri i djalit e me shkri krejt lot mbi trupin e tij… U prefsh ne paqe Djali jem drita jem RINOR.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz