Djaloshi 17-vjecar, i cili vdiq sot në Suharekë, si pasojë e therjes me thikë, gjatë një rrahjeje mes të rinjve, ishte dërguar në Spitalin e Prizrenit pa shenja jete.
Ai kishte marrë plagë vdekjeprurëse me thikë në zonën e gilcës.
“Në orën 14:15 është sjellë personi i gjinisë mashkullore, i lindur më 2001, pa shenja jete. Me lëndim prerës, shpues, në regjionin inguinal, në rrënjën e këmbës (gilca)”, ka bërë të ditur për Gazetën Express, Spitali Rajonal i Prizrenit.
Ndërsa, një djalosh tjetër, 18-vjeçar, i therur në të njëjtin incident, ndodhet ende në sallën e operacionit, pasi ka marrë plagë në zonën e barkut.
Trajtim në Spitalin e Prizrenit kanë marrë edhe dy nga të dyshuarit për vrasjen e B. Muharremaj, pasi gjatë përleshjes kanë mbetur të lënduar lehtë.
Viktima 17-vjeçare, dhe i plagosuri rëndë 18-vjeçar, janë familjarë mes vete. /Express/