Shqiptarët në Lecco të Italisë kanë organizuar një tubim madhor, për nder të 17 Shkurtit.
Atmosfera u shoqërua me këngë e valle shqipe, teksa mbizotëruan tingujt e çiftelisë dhe thirrjet për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, nga Haga – shkruan IndeksOnline.
Shoqëria “Sh.I.H.K. Stublla” ishte organizatore e eventit që mblodhi shqiptarët në një organizim tradicional dhe që forcon rrënjët.
Në tubim nuk munguan veshjet tradicionale dhe ato me motive të UÇK-së dhe thirrjes “Liria ka emër”.
Shqiptarët e Italisë njihen për angazhimin e tyre të madh për mbajtjen gjallë të lidhjes në diasporë dhe të mbajtjes gjallë të traditave./IndeksOnline/




