BallinaRegjionale17 raste me COVID-19 në Vushtrri, këto janë 5 masat e reja...

17 raste me COVID-19 në Vushtrri, këto janë 5 masat e reja për parandalimin e pandemisë

Komuna e Vushtrrisë ka dal me disa masa të reja për parandalimin e COVID -19 pas rasteve të konfirmuara dhe rritjen e numrit të njerëzve të prekur në këtë komunë.

Në një njoftim për media nga komuna e Vushtrrisë, bëhen të ditura pesë masat e reja që janë marrë për parandalimin e korona virusit.

Këto janë pesë masat e reja :

Obligohen nëpunësit civil në administratën e komunës që me rastin e ofrimit të shërbimeve komunale ndaj palëve të jenë të pajisur me maska mbrojtëse dhe dorëza.

Obligohen bizneset e komunës që t’i pajisin punëtorët e tyre me maska dhe dorëza. Inspektorati i komunës do ti mbyllë dhe shqiptoj gjoba konform legjislacionit në fuqi, të gjitha bizneseve në të cilat gjen se punëtorët e tyre janë të pa mbrojtur me pajisje personale(maska dhe dorëza).

Obligohen marketet në komunën e Vushtrrisë që të bëjnë dezinfektimin e karrocave të të gjitha llojeve pas çdo përdorimi (të caktoj punëtorin që do të merret me këtë punë).

Asnjë biznes nuk do të i ofroj shërbim (shitje të mallit) asnjë konsumatori i cili hyn në lokalin e biznesit pa maskë dhe dorëza. Në raste të tilla Inspektorati i komunës do të mbyllë dhe shqiptoj gjoba konform legjislacionit në fuqi çdo biznesi në të cilin gjenden konsumatorë që janë të pa mbrojtur me pajisje personale mbrojtëse (maska dhe dorëza). Po ashtu gjoba do të iu shqiptohen konform rregullativës ligjore edhe konsumatorëve që hyjnë pa mjete mbrojtëse personale (maska dhe dorëza).

Apelojmë tek të gjithë qytetarët që të rrinë në shtëpi, ta ruajnë distancën kudo, ndërsa kur do të kenë nevojë për të dalë jashtë shtëpisë, të bartin maska dhe dorëza.