BallinaLajme1633 gjoba për tejkalim të shpejtësisë në rajonin e Ferizajt

1633 gjoba për tejkalim të shpejtësisë në rajonin e Ferizajt

Të ngjajshme

Policia Rajonale e Ferizajt, gjatë muajit mars 2026, ka shqiptuar gjithsej një mijë e gjashtëqind e tridhjetë e tre (1633) gjoba ndaj shoferëve të cilët janë kapur duke lëvizur me shpejtësi mbi normat dhe kufizimet e lejuara.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të fushatës “Shpejtësia nuk është aftësi, është rrezik”, e zhvilluar nga data 16.02.2026 deri më 28.02.2026, me moton: “Mos e mat jetën me kilometra në orë.”

Me këtë rast, policia ka bërë apel te qytetarët:

“Shpejtësia e papërshtatshme rrezikon drejtpërdrejt jetën e shoferit dhe të të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion. Respektoni kufizimet e shpejtësisë dhe përshtatni ngasjen me kushtet e rrugës, pasi një moment pakujdesie mund të ketë pasoja në njerëz.

Ftohen qytetarët të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo shkelje përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në numrat: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.

Të dhënat e raportuesve ruhen në konfidencialitet të plotë.”

Bëhet e ditur se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz