BallinaLajme121-vjeçarja nga Vushtrria tregon sekretin e jetëgjatësisë

121-vjeçarja nga Vushtrria tregon sekretin e jetëgjatësisë

Të ngjajshme

Zbulohet lidhja e fshehtë mes Unikatilit dhe modeles kosovare

Viktor Paloka i njohur si Unikatil vazhdon të mos...

Zyrtare: Flamurtari e përjashton Lorenc Trashin, dyshohet se shkaktoi penallti të qëllimshe

Skuadra shqiptare, Flamurtari i Vlorës e ka përjashtuar edhe...

APK: Mijëra zyrtarë në veprim për deklarim të pasurisë

Procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë për...

Ka lindur në vitin 1896. Në shekullin 21 ajo është ende vitale dhe mban mend shumë mirë gjithçka nga jeta e saj, madje edhe martesën me bashkëshortin e saj të ndjerë. Abide Dushi në shtator i ka mbushur 121 vjet.

Ajo ka lindur në fshatin Lum të Madh të Vushtrrisë para më shumë se një shekulli. E mban mirë Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore, e edhe këtë të fundit që ka ndodhur në vitin 1999.

Ndonëse e moshuar ajo e kujton fort mirë kohën në të cilën ka jetuar. Rrudhat e saj tregonin për vitet dhe vuajtjet në të cilat ajo ka kaluar. Lëkura e saj e bardhë si dëbora, duart e buta që i dridheshin, rrobat e saj të pastra, urtësia e saj tregonin karakterin e gruas.

Kështu ajo filloi të tregojë për jetën e saj, edhe pse e shtyrë në moshë ajo mbante mend shumë gjëra për të kaluarën.

“Kom lind në fshatin Lum i Madh, kur i kom pas 18 vjet jom martu në fshatin Hade. Kom qenë e lumtur me plakun tem. Ai ka punu në minierë s’kena pas qaq kushte të mira për me jetu, po mir u kanë”, rrëfen 121-vjeçarja Abide Dushi.

Sekreti i jetëgjatësisë së saj thotë se është qumështi i deleve.

“Kam pasur dele gjithmonë. Tamlin e tyre hala e pi. Nuk pi kafe, e as nuk ha ushqim të yndyrshëm”, thotë ajo.

Abidja ka filluar të ketë problem me frymëmarrjen, por jo edhe me kujtesën.

Por jeta e saj ka qenë e dhimbshme. Të gjithë fëmijët i kanë vdekur nga shkaqe të ndyshme. Tani Abidja jeton me thjeshtërit në Shkup. Ajo Kosovën e viziton herë pa herë. Këtu ka familjen e cila e pret për çdo fundvit me plot dashuri.

E në gjithë territorin e Kosovës llogariten të jenë mbi 70 persona të cilët kanë kaluar moshën mbi 100-vjeçare. Prej tyre rreth 52 persona i takojnë gjinisë femërore. E primatin për jetëgjatësi e mban qyteti i Prizrenit me 17 persona mbi 100 vjeç. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz