120 kosovarë kthehen sot nga Turqia, do të vendosen në Qendrën e Studentëve
03

Lexo edheLidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane i bën thirrje Trumpit të lirojë ambasadorin Grenell nga detyrat në dialogun Kosovë – Serbi

120 kosovarë sot do të kthehen në Kosovë nga Turqia përmes aeroportit të Prishtinës, raporton “Zëri.info”
Lajmin për kthimin e tyre e ka dhënë ministri i Infrastrukturës Lumir Abdixhiku, i cili ka treguar se të kthyerit do të vendosen në karantinë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.
“120 qytetarë do të kthehen sot nga Turqia në Kosovë, kryesishtë këta qytetarë kanë qenë për arsye shëndetësore në Turqi dhe pas kthimit do të vendosen në karantinë në Qendrën e Studentëve”, ka thënë Abdixhiku në konferencën për medie.

Lexo edheLidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane i bën thirrje Trumpit të lirojë ambasadorin Grenell nga detyrat në dialogun Kosovë – Serbi
Abdixhiku ka bërë të ditur se që nga ndërprerja e fluturimeve 2000 qytetarë jashtë vendit kanë bërë kërkesë të kthehen në Kosovë. /ZERI