back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajme12 persona u vranë brenda 4 muajsh – motivet janë banale 

12 persona u vranë brenda 4 muajsh – motivet janë banale 

Të ngjajshme

Xhuli ju ‘hyp skijave’, lajmërohet nga pushimet në një vend luksoz

Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, Juliana Nura, njihet...

Arifi: Lajçaku ka qenë dost i Kurtit e Bislimit, sa ndeja kanë pasur te Ridi

Ish-kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi,...

Kosova jashtë FARA-s amerikane, pa kontratë lobimi për gati dy vjet

Në mungesë të lobimit zyrtar në Shtetet e Bashkuara,...

Për katër muaj në Kosovë janë vrarë 12 persona. Motivet e këtyre vrasjeve lirisht mund të cilësohen banale. Mosmarrëveshje në familje, probleme me trashëgiminë e pronës, gjakmarrje, vjedhje, etj, janë disa nga motivet që i futën nën dhe nëntë burra dhe tri gra brenda kësaj periudhe të shkurtër kohore. Merita Miftari

Nëna mbyti foshnjën në Prizren, vëllai vrau vëllanë për mosmarrëveshje rreth trashëgimisë së pronës në Studenqan të Suharekës, vëllai vrau me sëpatë vëllanë për mal në Rugovë, një burrë në Skenderaj e dogjën për së gjalli në veturë për shkak të borxhit, dy të rinj u vranë në vendin e punës, përderisa hajnat kishin hyrë për të vjedhur, një person që besohet se kishte çrregullime mendore vrau gruan dhe renë në Prishtinë, fqiu vrau fqiun për 15 ari tokë në Marmull të Gjakovës… Për gjakmarrje u vra një i ri në Ferizaj, e një tjetër u vra në Prishtinë për shkak të problemeve me familjen e gruas. Vrasjet nisën në ditën e parë të 2019-ës kur burri vrau gruan aksidentalisht gjatë gjuajtjes me armë zjarri për ndrrim të mot moteve.

Vrasjet kanë ndodhur në këto komuna:

Gjilan (1 grua), Ferizaj (1 burrë), Prishtinë (1 burrë dhe 2 gra), Gjakovë (1 burrë) Suharekë (2 burra),  Lipjan (1 burrë), Skenderaj (1 burrë), Prizren (1 bebe, gjinia mashkullore) dhe Rugovë (1 burrë).

Më poshtë përmbledhje kronologjike e vrasjeve që pushtuan mediat në Kosovë dhe rajon

Vrasja e parë në vitin 2019 ka ndodhur më 1 janar në një familje nga komuna e Gjilanit. Dyshohet se burri e ka vrarë aksidentalisht gruan e tij përderisa ishte duke e festuar me armë Vitin e Ri.

Mentor Aliu nga Ferizaj dyshohet se u vra nga një 17vjeçar për shkak të një gjakmarrjeje.

Dy vrasje brenda ditës në Suharekë, njëra në kazino nga një polic e tjetra mes vëllezërve për trashëgimi.

Florent Ahmetaj, 32 vjeç, nga fshati Rezallë i Skenderajt, u vra më 20 mars në vendin e tij të punës, në një kazino të Lipjanit.

U vra edhe Tunë Bezhi në Marmullë të Gjakovës. Besohet se 40-vjeçari u vra nga Alfred Gjugja për një problem pronësor.

Abid Jashari u vra në fund të muajit shkurt në Prishtinë nga djali i vëllait të gruas së tij, për shkak të një mosmarrëveshjeje.

Ilir Zeqiri nga Skenderaj dyshohet se u vra për borxh. U dogj për së gjalli në veturë për një borxh prej rreth 9 mijë eurosh.

E kryeqyteti u trondit nga vrasja e trefishtë, ditë më parë që ndodhi në lagjen “Dardinia”. Hasan Krasniqi vrau gruan dhe renë e tij më pas edhe vetën.

Po ashtu një nënë në Prizren, dyshohet se mbyti foshnjën e saj të porsalindur.

Ndërsa të premtën në fshatin Reka e Allages në Rugovë, si pasojë e një mosmarrëveshjeje për mal, mbet i vdekur një 49 vjeçar. Dyshohet se ai mori lëndime vdekjeprurëse me sëpatë nga vëllai dhe nipi i tij.

Viti 2018 cilësohet si viti me më së shumti vrasje në Kosovë. Policia tha se në vitin 2018 u vranë 35 persona. Ndërsa vetëm në katërmujotin e parë të këtij viti janë vrarë 12 persona./Gazeta Express

Të Fundit

Sport

ShowBiz