back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaUniversiteti Kadri Zeka hapi ekspozitën në shënim të 7 vjetorit të Pavarësisë...

Universiteti Kadri Zeka hapi ekspozitën në shënim të 7 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Të ngjajshme

Një burrë vdes në QKUK, rasti po hetohet si vdekje e dyshuar

Një rast i vdekjes së dyshimtë është raportuar në...

Iliriana drejtuar “BBVA”-së për Rogertin: “Mos e mbani për klikime”

Këngëtarja Iliriana Sadriu ka reaguar sa i përket sjelljes...

Presidenti i Federatës Iraniane të Futbollit e jep lajmin e keq për Botëror

Presidenti i Federatës së Futbollit të Iranit, Mehdi Taj,...

Moti për sot me diell dhe vranësira

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira....

Intervistohen dy persona në Prishtinë, ngacmuan një burrë

Policia ka intervistuar dy persona në Prishtinë, të dyshuar...
Për nderë të 7 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës,  Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan ka organizuar ekspozitën me vepra të artit pamor të autorit dhe profesorit Ahmet Ibrahimi. Në këtë ekspozitë janë ekspozuar 32 punime artistike dhe 3 vizatime nga më të ndryshmet, stilistike e  shprehëse.
Ekspozitën e shpalli të hapur, u.d. rektori I Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Naim Syla. Ai tha se  7 vjetroi i pavarësisë së Kosovës,  është një moment ku mund të tregojmë se si po e kryejmë borxhin ndaj këtyre figurave që piktori i ka paraqitur figurativisht, e të cilët e kanë dhënë jetën për lirinë e vendit tonë. Rektori Syla, siguroi pjesëmarrësit se Universiteti do të jetë përherë aktiv  dhe do ti mbështet organizimet e tilla.
Profesori, Lon Laska, foli për vlerën e veprave artistike. Ai me këtë rast tha se këto punime nuk karakterizohen vetëm për nga forma, shprehja, përkatësisht gjuha e mëvetësishme dhe bashkëkohore, por sipas tij, në to sipërfaqe ka nuanca të qenies sonë kombëtare nga motet e shkuara përplot qëndresë, por edhe shpresë dhe drejt një të ardhme të përbashkët dinjitoze të kombit tonë.
Ndërkohë të pranishmit vlerësuan lartë ekspozitën e autorit, Ahmet Ibrahimi, i cili sipas tyre, në krijimtarinë e tij artistike 30 vjeçare, asnjëherë nuk ka hequr dorë nga paraqitja figurative e vlerave historike të kombit tonë.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz