back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajme10 të arrestuar nga aksioni i sotëm në Pejë, mes tyre katër...

10 të arrestuar nga aksioni i sotëm në Pejë, mes tyre katër drejtorë të Urbanizmit

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

10 persona janë ndaluar në aksionin e sotëm me urdhër të Prokurorisë së Pejës për dyshime të ndërtimeve të paligjshme.

Nga 10 këta zyrtarë, katër janë drejtorë të Urbanizmit në komunat Istog, Pejë, Klinë dhe Deçan, ndërsa të tjerët inspektorë në këto drejtori, njofton Klan Kosova.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës Agim Kurmehaj ka thënë se fokusi ishte te personat zyrtarë që keqpërdorën detyrën e tyre dhe se aksioni erdhi pas shqetësimit të qytetarëve për ndërtime që janë lejuar nga këta zyrtarë.

“Pas marrjes së këtyre informatave kam caktuar pesë prokurorë që kanë grumbulluar informata rreth këtyre ndërtimeve. Sot kemi shkuar në tri lokacione për bastisje. Janë arrestuar 10 persona zyrtarë., kryesisht të drejtorive dhe inspektorë me dyshimet fillestare se kanë kryer veprën penale keqpërdorim i detyrës. Jemi në fazën e grumbullimit të provave që kanë manipuluar me autoritetin zyrtar dhe kanë tejkaluar kompetencat e tyre”.

Po ashtu, ai ka thënë se ka pasë edhe konflikt interesi në raport me persona që janë familajrë.

Ndërkaq, prokurorja e rastit Lumturie Vuqeta ka thënë se ky është veç fillimi i punës dhe se janë në fazat e para të hetimeve.

Ajo ka thënë se prova janë të gjitha dosjet e subjekteve ekonomike dhe dëshmitë e siguruara në këtë fazë janë të kundërligjshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz