Kaloi nëpër të gjitha proceset e rëndësishme të vendit.
Presidenti Thaçi njihet si mjeshtër i politikës në Kosovë.
Prej pasluftës ai u bë lider i padiskutueshëm në Kosovë, sidomos pas largimit nga skena të presidentit historik Dr Ibrahim Rugova.
Qytetarët e Kosovës kanë pasur rastin ta shohin transformimin e Thaçit vit pas viti, duke ju përshtatur jetës në qytet dhe rrethanave të reja.
Vite më parë presidenti kishte një fizik mjaft të dobët dhe nuk kishte fare shije as në veshjen dhe as në frizurën e tij.
















