back to top
Sunday, February 22, 2026
BallinaLajme10 ditë afat për kreun e shtetit, Hamza kërkon figurë unifikuese, Kurti...

10 ditë afat për kreun e shtetit, Hamza kërkon figurë unifikuese, Kurti s’ lëshohet në komente – lyp “dialog konstruktiv” me opozitën

Të ngjajshme

Mandati i Presidentes Vjosa Osmani po mbaron, Kuvendi i Kosovës do t’i nënshtrohet votimit për Presidentin/en e ardhshëm/e me mandat 5-vjeçar.

Por, për zgjedhjen e kreut të shtetit, sipas Kushtetutës së Kosovës nuk mjafton shumica e thjeshtë – nevojitet kuorumi prej 80 deputetësh në dy raunde.

Fillimisht, kandidatëve u nevojiten nga 30 nënshkrime të deputetëve, më pas në dy raunde duhen të marrin pjesë në votim 2/3 e deputetëve ose të jenë 80 vota në kuti.

Në rast se nuk zgjedhet, raundi i tretë i kërkon 61 vota pro.

Një procedurë e tillë e bën të vështirë që Presidenti të votohet nga deputetët e mazhorancës, duhet edhe kontributi i partive opozitare.

Për këtë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka nisur takimet me liderët opozitarë. Të parin e ftoi të dielën, Bedri Hamzën, kryearin e Partisë Demokratiket të Kosovës (PDK).

Siç thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës, në këtë takim ndër tjerash është diskutuar edhe zgjedhja e Presidentit.

“Natyrisht, temë e bisedës ishte edhe çështja e zgjedhjes së Presidentit për çfarë kanë mbetur vetëm edhe 10 ditë kohë në bazë të afateve kushtetuese. U konstatua që bashkëpunimi është i nevojshëm, duke qenë se duhen së paku 2/3 e deputetëve të Kuvendit për votim të suksesshëm”, thuhet në njoftim.

Kurti është përmbajtur nga çfarëdo komenti për figurën e shefit të ri të shtetit.

Pas këtij, takimi ka reaguar kreu i PDK-së, Bedri Hamza, i cili tha se PDK-ja nuk ka qenë pengesë e proceseve shtetërore.

Kështu ai ka kërkuar kandidatura me mbështetje të gjera.

“Uroj që të ketë reflektim nga ata që e kanë përgjegjësinë kushtetuese për të propozuar kandidatura me mbështetje të gjerë, duke shmangur kalkulimet afatshkurtra partiake. Stabiliteti institucional është jetik dhe duhet të trajtohet si i tillë”, ka shkruar ndër tjerash Hamza në Facebook.

Në njoftimin e Qeverisë thuhet se Kurti do të takohet edhe me kreun e Lidhjes Demokratiket të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.

Në procesin e zgjedhjes së Presidentit, Vjosa Osmani ka shprehur synimin për të marrë edhe një tjetër mandate në krye të shtetit. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz