Gjykata Themelore e Prishtinës e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit për Liridon Fetahun, i cili kërkohej nga autoritetet daneze për vrasje dhe lëndime të rëndë trupor.
Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnline Mirlinda Gashi, zëdhënëse e kësaj gjykate.
27 vjeçari u arrestua të hënën në Veternik të Prishtinës nga njësiti FAST.
I njëjti ishte në regjistrin e të shumëkërkuarve në Evropë.