back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaLajme55-vjeçari plagos një burrë dhe një grua në Pejë

55-vjeçari plagos një burrë dhe një grua në Pejë

Të ngjajshme

- Advertisement -

Dy persona janë plagosur nga një person sot në fshatin Treboviq të komunës së Pejës ka njoftuar Policia e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Dy persona janë plagosur dhe një person është arrestuar pas këtij incidenti të armatosur nga Policia.

Njëri nga personat e plagosur është i gjinisë femërore, kurse të plagosurit me armë zjarri janë rrezikut për jetë

Komunikata e plotë nga Policia:

Menjëherë njësitet policore kanë shkuar në vendngjarje dhe është arrestuar personi i dyshuar:

B. K. lindur me 1964 m/k/sh

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga i dyshuari, janë plagosur 2 (dy) persona, njëri i gjinisë femërore.

Personat e plagosur menjëherë janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë, dhe sipas ekipit mjekësor gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.

Arma (pistoleta) me të cilën dyshohet se është kryer vepra, është konfiskuar nga njësitet përkatëse policore të DRP-Pejë.

Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48- orë./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz