Vdes një person në aksident trafiku në Komoran
BILLI

Lexo edheDalin pamje të rënda nga aksidenti në Komoran, momenti kur personi i gjakosur nxirret nga vetura

Një person ka humbur jetën pas lëndimeve të marra nga aksidenti që ndodhi mbrëmjen e së hënës në Komoran.Aksidenti ka ndodhur mes tri veturave.
Polica e Kosovës ka njoftuar se ngasësi i veturës pas lëndimeve të marra ishte dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku edhe ndërroi jetë.
“Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të tri automjeteve me targa vendore. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda ka pësuar ngasësi i automjetit mashkull kosovar dhe i njëjti si pasojë e lëndimeve të rënda ka ndërruar jetë në QKUK. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar”, thuhet në njoftimin e policës.

Lexo edheDalin pamje të rënda nga aksidenti në Komoran, momenti kur personi i gjakosur nxirret nga vetura